Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Sa taksa paguan ti?”, ekonomisti ‘zbërthen’ Ramën: Me pagë 70 mijë lekë në muaj të paguajmë 600 mijë lekë taksa në vit

Kryeministri Edi Rama replikoi ashper pak dite me pate me gazetaren Marsela Karapanxho, teksa e pyeste këtë të fundit për taksat që paguante apo edhe për rrogën që merr.

Ne lidhje me kete rast ka reaguar edhe ekonomisti Pano Soko, i cili ka bërë një llogaritje totale se sa taksa i duhet një të punësuari të paguajë në shtet.

“Në konferencën e fundit për shtyp, KM iu drejtua me ton arrogant, denigrues dhe fyes një gazetareje. E pyeti se sa taksë paguan ajo, për ta vënë në siklet, sepse natyrisht, jo të gjithë dimë regjimin fiskal të Republikës.
Dhe pyetjen e bëri njeriu që s’di jo thjesht taksat, po që s’di sa ka rrogën.

Nëse e pyet KM sa e ke rrogën, bast që ai s’e di. Sepse atij as i duhet rroga fare..

Për t’iu përgjigjur neënvlerësimit të tij, i bëra një sqaruese që ta dijë sesa shumë janë taksat që paguan një i punësuar.

Një Kryeministër është një punëtor, që paguhet nga taksat tona. Ne paguajmë, ai paguhet”, shkruan Soko, ndërkohë që të gjithë skemën e ka shpjeguar në një tabelë.

Soko llogarit se me pagen 70 mije leke te reja ne muaj, gazetarja paguan 50 mije leke taska dhe ne vit ajo arketon ne shtet 600 mije leke.
Sipas perllogaritjes, ky eshte totali i talsave qe paguan nje qytetar me pagen 70 mije leke, perfshire siurimet shoqerore dhe shendetesore, por edhe TVSH-ne qe i mbahet ne cdo artikull qe blen./lajmifundit.al

LINK i VIDEOS:https://fb.watch/1jYIOSOkMx/

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
2 Comments
  1. Greta says

    Rregulloni titullin e lajmit se 600 mije eshte me te vjetra

  2. Cena says

    Nese vlen ajo 50 mije ne muaj siq thot ai x 12 bejn 600 mije ne rregull esht shume

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet