Reali fiton “El Clasicon” në shtëpinë e Barcës, ‘blindon’ kreun e tabelës

Sport
Reali fiton “El Clasicon” në shtëpinë e Barcës,

Skuadra e Real Madridit ka dale triumfuese nga “El Clasico” e parë e këtij edicioni, e zhvilluar të Shtunën në “Camp Nou”, me rezultat 1-3.

Perballja nisi furishëm dhe u realizuan dy gola brenda tetë minutave lojë. Së pari mysafirët kaluan në epërsi me golin e mesfushorit Fede Valverde në minutën e pestë, por shifrat i barazoi Ansu Fati pas vetëm katër minutave (9’).

“Los Blancos” e rikthyen avantazhin në minutën e 62’, kur kapiteni Sergio Ramos realizoi nga pika e bardhë dhe pastaj e thelluan atë në 1-3 përmes golit të Luka Modric në minutën e 90.

Aktualisht Real Madridi e kryeson tabelën me 13 pikë të tubuara, ndërsa Barcelona pozicionohet në vendin e 10 me vetëm shtatë pikë.

ME TE LEXUARAT