Rama i bllokoi me bujë të madhe, deputeti i PS: Të hapen bastet sportive!

Politikë

Përballja midis Qeverisë dhe futbollit shqiptar ka arritur në një pikë kulmore, që si rezultat konkret ka patur bojkotin që po bllokon fillimin e kampionateve.

Deputeti socialist, Fidel Yllit ka befasuar të gjithë pasi i ka kërkuar Qeverisë Rama të hapen bastet sportive.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Të hapen bastet sportive, janë 50 milionë euro që mund të marrë sporti. Sikur vetëm bastet të merrte sporti nuk do duhej asnjë lek nga buxheti i shtetit.

Ishin bërë si kërpudha, po atëherë t’i marrë në dorë shteti, sepse baste ka edhe në Itali dhe në Angli edhe kudo”, tha Fidel Ylli.

ME TE LEXUARAT