Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Protesta për masat anti-COVID, italianët i vënë flakën qytetit

Në Itali vijon vala e protestave kundër shtrëngimit të masave për menaxhimin e pandemisë.

Napoli u shndërrua në një shesh lufte mbrëmjen e së premtes, ndërsa qindra pronarë biznesesh reaguan me zemërim kundër vendosjes së fashës orare për baret dhe restorantet.

Protestuesit hodhën predha ndaj policisë dhe i vunë flakën koshave të plehrave. Disa persona janë plagosur ndërsa edhe një gazetar është sulmuar.

Pronarët e bizneseve shprehen se po shkojnë drejt falimentimit dhe ashpërsimi i kufizimeve në këtë fazë, është i papërballueshëm.

“E kuptoj seriozitetin e krizës shëndetësore por me këto masa që po vendosen,në të ardhmen do të përballemi me një tjetër krizë shumë serioze, atë sociale.”

Në valën e parë të pandemisë, Italia zbatoi izolimin më të rëndë në të gjithë kontinentin.

Kryeministri Giuseppe Conte deri më tani është shprehur kundër rikthimit të kufizimeve në nivel kombëtar, ndërsa kompetencat vendimmarrëse mbi pandeminë tashmë e kanë kryetarët e rajoneve.

Protesta ka patur edhe në Irlandë, vendi i parë në Europë që ka rikthyer izolimin kombëtar për 60 ditë.

Bizneset jo-thelbësore janë mbyllur, ndërsa shkollat vijojnë normalisht.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet