Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Politikani i bën presion me mesazhe në telefon, spikerja e njohur e sfidon duke…

Të ftuar në emisionin Rudina në Tv Klan kanë qenë të ftuar spikerja e njohur e lajmeve, Fabiola Hoxha dhe partneri i saj Indrit Hoxha, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Ata kanë dalë për herë të parë bashkë në ekran dhe kanë rrëfyer historinë e njohjes së tyre.

Çifti ka treguar se janë njohur gjatë protestave të PD-së në vitin 2015 kur Indriti ishte shoqëruar në polici tek Komisariati Nr. 1 në Tiranë së bashku me disa përfaqësues të tjerë të PD-së.

Kaluan dy vite pas njohjes së tyre në protestë dhe Indriti ishte mjaft këmbëngulës për t’u njohur me Fabiolën, ndërkohë që ajo nuk i kushtonte shumë rëndësi.

Indriti i dërgon një mesazh presionues në rrjetet sociale dhe ajo e fton në lokalin e Klanit, duke menduar që nuk do shkonte, por Indriti ishte shumë i shpejtë dhe ka arritur aty për 5 minuta. Nga ajo kafe lindi dhe historia e tyre e dashurisë.

Rudina Magjistari: Po më pas si vazhdoi?

Fabiola Hoxha: Ka patur komunikime vetëm në rrjetet sociale se numrin sigurisht që nuk e shkëmbeva në ato momente. Indriti më shkruante vazhdimisht në Instagram, Facebook.

Kur postoja një foto apo story gjithmonë shkruante, jo gjithmonë ia lexoja dhe ia ktheja dhe pastaj ka qenë një moment që më shkruan dhe më ngacmon po në Instagram dhe më nervozoi pak. Ishte një mesazh me presion, aty u inatosa pak./klan

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet