PD akuza për landifillin e Sharrës: Rama dhe Veliaj transferojnë çdo vit plot 11 milion euro në parajsat fiskale

Politikë
PD akuza për landifillin e Sharrës: Rama dhe Veliaj transferojnë

Partia Demokratike ka vijuar me akuzat për landfillin e Sharrës përmes kreut të FRPD Belind Këlliçi dhe zëdhënëses Ina Zhupa.

Demokratët janë shprehur se përmes skemës së krijuar, kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj, transferojnë nëpërmjet sekserëve 11 milion euro çdo vit në parajsat fiksale, teka kanë shtuar se çdo ditë në Sharrë faturohen 650 ton mbetje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Përmes kësaj skeme kriminale, Rama-Veliaj, transferojnë përmes sekserëve të tyre çdo vit plot 11 milion euro në parajsat fiskale. Çdo ditë në këtë landfill, në mënyrë të pakontrolluar, pa verifikime, me mungesë të plotë transparence, faturohen plotë 650 ton mbetje urbane ditore.

Edhe një herë, çdo ditë këtu faturohen 650 ton mbetje, duke i kthyer kështu kryeqytetasit, qytetarët e Tiranës, në konsumatorët më të mëdhenj se qytetarët francez apo qytetarët gjerman. Nga kjo skeme mafjoze, Rama-Veliaj përmes Mërtirit, marrin 25 milion euro për ton mbetje urbane të faturuara pa TVSH. Dhe sot që ne flasim, Rama-Veliaj përmes kësaj skeme mafjoze, kanë monopolin e plotë të dherave, të mbetjeve inerte, të mbetjeve industriale dhe tëmaterialeve ricikluese.

Skema mafioze e plehrave e menaxhuar dhe e ngritur nga Rama-Veliaj, Arben Ahmetaj, “Ndragheta” dhe banda e Lushnjës, i merr qytetarëve të Tiranës 11 milion euro në vit duke shtuar fiktivisht sasitë e mbetjeve në fatura. Por kjo skemë kriminale merr dhjetëra, miliona euro të tjera për shkak të pozitës që ka. Ky biznes sot, si monopol në tregun e vendit”, kanë thënë ata.

ME TE LEXUARAT