Organizonin lojëra fati të paligjshme, pranga pronarit të lokalit në Gramsh dhe kamerierit

Aktualitet
Organizonin lojëra fati të paligjshme, pranga pronarit të lokalit

Dy persona kanë përfunduar pas hekurave, pasi akuzohen për ushtrim të paligjshëm të lojërave të fatit.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet R.N., 29 vjeç, ( pronari i lokalit i cili e kishte marrë me qira) dhe Xh.B., 21 vjeç ( kamarier) banues në Gramsh akuzohen për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në lokalin në lagjen “18 Gushti” në Gramsh, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale dy aparat celular me faqe sportive të hapura, ku ishin të vendosura biletat me ndeshje, një kompjuter dhe një monitor.

ME TE LEXUARAT