Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Lul Berisha merr fitoren e dytë me shtetin! Gjykata i kthen licencat e 1.2 mln litra naftë të ‘Rajan 2007’

TIRANË- Teksa Lulzim Berisha, i ashtë-quajturi nga prokuroria si kreu i bandës së Durrësit, ka fituar betejën ligjore me SPAK dhe OFL-në për konfiskimin e automjetit të blinduar tip BMË, “Shqiptarja.com” mëson se në muajin tetor 2020 Berisha ka fituar me shtetit një tjetër përballje ligjore.

Bëhet fjalë për një proces gjyqësor që flet për heqjen e licencës së kompanisë së naftës “Rajan 2007”, e cila administrohet me 40 për qind të aksioneve nga “i forti” i Durrësit Lulzim Berisha.

Në dokumentacion tregohet qartë se që prej datës 7 tetor 2020 aksionerët e kompanisë së naftës “Rajan 2007”, Lulzim Berisha, Luljeta Berisha dhe Enkelejda Shoshi, kanë rifituar licencën e biznesit që administrojnë dhe tashmë kompaninë e kanë të lirë për të kuperuar në tregtinë e naftës.

Licencat ishin hequr në muajin shkurt dhe Maj, pas një shkrese të dërguar nga kryepolici Ardi Veliu,që fliste për “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”. Kompania “Rajan 2007”, ka tre licenca koperimi në transportin e naftës, ku njëra ishte për subjektin “Rajan 2007” dhe dy licenca për transportimin e naftës për dy kamionët me targë AA 550 YN dhe “Daimler Chrysler” me targe AA 551 YI. Vendimi për dhënien e licencës mësohet të jetë marrë në datën 7 tetor, nga Gjykata Administrative në Tiranë, ku kompania “Rajan 2007”, kishte paditur Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transporteve dhe Policinë e Shtetit, ku kërkonte heqjen e masës së pezullimit të licencës tregtare të vënë nga këto dy institucione.

Çuditërisht ky vendim i shkallës së parë nuk është apeluar nga asnjë institucionet në gjykatën e administrative të Apelit. Ndërkohë në dokumentacionin që zotëron “Shqiptarja.com” rezulton se vendimi i gjykatës është ekzekutuar në datën 21 tetor 2020, duke njoftuar Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Policinë e Shtetit dhe Qendrën Kombëtare të Biznesit të pezullojë masën e revokimit të licencës për shoqërinë “Rajan 2007”. Kjo është fitorja e dytë e Lulzim Berishës, në përballjet me instancat shtetërore, të cilat në fillim të muajit shkurt 2020, ndërmorën një sërë nismash për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë, që administrohet nga Lulzim Berisha dhe rrethi familjar i tij.

Kujtojmë që pak ditë më parë Gjykata e Posaçme në Tiranë, urdhëroi kthimin tek Lulzim Berisha të makinës së blinduar tip BMË, të cilën Berisha e kishte blerë disa vite më parë tek Redjan Raja, Fushë-Krujësi që sot ndodhet në burg për atentatin me armë kundër prokurorit Arjan Ndoja, Landi Muharemit dhe shoferit Andi Maloku. Në muajin Maj 2020 oficerët e OFL-së, sekuestruan 1.2 milion litra naftë në depozitën e shoqërisë “Rajan 2007”, por tashmë kjo sasi nafte ashtu si makina e blinduar i është kthyer aksionerëve Lulzim Berisha, Luljeta Berisha dhe Enkelejda Shoshi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet