"Do dalin 5 parti nga e djathta", Veliaj zbulon planin që as opozita nuk e dinte!

Aktualitet
"Do dalin 5 parti nga e djathta", Veliaj zbulon planin që as

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili shprehej se Partia Demokratike do të shkojë e përcarë në zgjedhjet e 25 Prillit. Në takimin e tij në Dajt, kryebashkiaku tha:

“Ne e kemi këtë betejë shumë të rëndësishme. Kjo është hera e para në histori që PS futet në betejë e bashkuar, ku nuk del asnjë parti tjetër për të sfiduar PS-në.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo është hera e parë që pala tjetër del e përçarë në 5 parti. Mbajeni mend, do i numëroni ditët tjera. 5 parti nga e djathta. Imagjinoni nuk bëjnë dot zap shtëpinë e tyre.”

Ndërsa Paloka thotë se Veliajt i ka shpëtuar goja dhe ka nxjerrë zbuluar planin e Ramës për të krijuar ‘parti të djathta’ pasi është i frikësuar nga humbja.

“Degjojeni vemjen? si i shpeton goja dhe nxjerr zbuluar planin e shefit per “partite e djathta” qe do krijohen…

Nuk janë parti të dala nga PD, janë parti që i ka krijuar Rama i tmerruar nga humbja!

Pleh ky e pleh ata qe vihen ne sherbim te ketij…Ne nje kosh do perfundojne”, shkroi Paloka.

ME TE LEXUARAT