Bum infektimesh/ Në spitalet COVID s’ka më vende, sistemi futet në kolaps

Aktualitet
Bum infektimesh/ Në spitalet COVID s’ka më vende, sistemi futet

Gjatë ditëve të fundit, në vendin tonë është parë fluks infektimesh. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të autoriteteve shëndetësore, rastet nuk kanë parë ulje për asnjë ditë.

Situata sa vjen edhe po përkeqësohet, e nga ana tjetër qytetarët nuk e shikojnë aspak si një mjet mbrojtës maskën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mos ndërgjegjësimi në masë, ka çuar edhe në fluksin e të infektuarve. Për fat të keq, në të dyja spitalet që trajtojnë pacientët me covid, raportojnë se nuk kanë më shtretër të lirë.

Kapacitetet e spitalit Infektiv në QSUT dhe spitali nr.2, “Shefqet Ndroqi,” janë ezauruar të gjitha.

Burime nga të dyja spitalet i konfirmuan gazetës “Shqip” se pothuajse të gjithë shtretërit janë të zënë, ç’ka e vë në kolaps sistemin shëndetësor.

E vetmja mundësi janë hapja e dy spitaleve të reja, për të cilën është folur kohë më parë. Burimet thanë se spitali nr. 3 i cili ka përfunduar rikonstruksionin dhe plotësimin e pavioneve me bazën e duhur materiale, pritet të hapet sot. Ai ndodhet në autostradë, në ish-godinën e Universitetit “Kristal”.

ME TE LEXUARAT