BE mbylli kufirin me Shqipërinë, por befasia më e madhe vjen nga Italia

Pandemia i ka detyruar shtetet e ndryshme te vendosin masa kufizuese drastike edhe per levizjen e lire. Italia ka surprizuar pasi njësoj si vendet e tjera të BE i ka mbyllur kufijtë për shtetasit shqiptarë të paktën deri më 1 nëntor.
Dekreti i ri miratohet në Parlamentin italian, lejon që të udhëtojnë drejt Italisë vetëm shqiptarët rezident ose për motive shëndeti, por kanë të detyruar zbatimit e karantinimit për 14 ditë.
Pavarësisht se Shqipëria ishte vendi i parë në Europë që i ofroi ndihmë për te përballuar pandemine, Italia na ka befasuar pasi i ka mbyllur "derën" shqiptareve.
Kryeministri Rama ka nënvizuar se hapja e kufijve nuk është në dorën e Shqipërisë e cila po negocion me vendet e BE-së për të lehtësuar situatën.