Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Zbulohen detajet si hyri në Twitter-in e Trump informaticieni holandez

Një password i lehtë për të hyrë në llogarinë e Twitterit të njeriut më të fuqishëm të botës, atë të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, me 87 milion followers.

Victor Gevers, un studiues holandez ekspert i sigurisë informatice, ka arritur me të gjashtën përpjekje të hapë profilin e Presidentit dhe mesazhet e tij private, apo informacioneve të tjerra të rezervuara, duke përdorur password-in “maga2020!”. Ose akronimin e fushatës elektorale presidenciale Make America Great Again.

E bukura është se Gevers, 44 vjeç, arriti të hyjë në açount-n e The Donald, edhe 4 vjet më parë: duke përdorur si password “youarefired” (je pushuar), fraza e reality që drejtohej nga Trump “The Apprentice”.

Që atëherë ai paralajmëroi autoritetet për brishtësinë e adresave. Por Shtëpia e Bardhë as e vuri ujin në zjarr.

‘Hackeri etico”, siç e quajnë tashmë, katër vjet më vonë nuk ja ka marrë mendja se do ta përsëriste sërish tentativën.

Por, më 16 tetori mendoi ta provonte edhe njëher, pasi ishte i bindur se açount-i i Trump ishte hakeruar pasi trump kishte shpërndarë një lajm që e kujtoi për të vërtetë, i cili ishte bërë nga një portal satirik, sipas të cilit twitter kishte ndalur punën për dy oirë vetëm që të ndalonte qarkullimin e një lajmi mbi Hunter Biden, djali i kandidatit demokrat Joe.

Gevers, gjithsesi ka zbuluar se ka qenë presidenti ai që ka shpërndarë pa dashje portalin satirik. Ai zbuloi edhe që llogaria e presidentit ishte shumkë thjeshtë për tu hakeruar jo vetëm nga fjalëkalimi i thjeshtë e intuitiv por edhe pasi ishte hequr dublimi i identifikimit.

Pasi ka arritur të vërtetojë brishtësinë, që e dokumenton me disa screenshot, të publikuar në revistën Vrij Nederland – ka tentuar edhe njëherë të kontaktojë me Shtëpinë e Bardhë. Përpjekje mjaft e komplikuar si dhe ka hyrë në llogarinë e Presidentit.

Mëe pas i ka shkruar shumë vetëve: FBI-së por edhe djemve të Trump. S’ju përgjigj askush më pas është dorëzuar dhe e ka shitur këtë histori në javoren holandeze që e ka publikuar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet