Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

U la jashtë listave të PD, reagon Ervin Salianji: Isha më i vlerësuari

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji reagoi ashper pasi u la jashtë listës per kandidat per deputet. Komisioni i vleresimit, e skualifikoi ate nga lista pas votimit te bazes se PD nderkohe qe aresyeja nuk eshte ende e qarte.

“Beteja e gjatë opozitare më ka shërbyer të kuptoj se cili person dua të jem në politikë.

Unë nuk kam përfituar dhe as jam konsumuar në pushtet. Kam sakrifikuar e investuar fort në betejën opozitare”, shkruan ai.

Salianji thekson se falë kësaj beteje mbështetja masive e demokratëve nuk i ka munguar në asnjë hap të rrugëtimit politik.

“Në zgjedhjet e fundit me mirënjohje pohoj se isha më i vleresuari nga anëtarësia e Partisë Demokratike.

Po aq me mirënjohje përmend rezultatin më të mirë që ka marrë PD në zgjedhjet e fundit parlamentare në qarkun ku garova falë mbeshtetjes tuaj dhe të qytetar

Për këtë dhe vetëmbesimi dhe forca mbështetet tek ju, si vlerësuesit më të rëndësishēm e legjitim.

Për këtë misioni im është një dhe i vetëm, demokratët të jenë fitues. Ditë më të mira” shkruan Salianji.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet