Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Thirrja e dëshpëruar e nënës për 19-vjeçaren shqiptare: Të gjithë rrimë me sytë nga dera e hapur

Kërkimet për Artemis Vasilin, 19-vjeçares shqiptare, e cila prej një jave rezulton e zhdukur, ende vazhdojnë. Ndërkohë që thirrjet e familjarëve të saj për t’u kthyer në shtëpi nuk ndalojnë.

Ditën e sotme nëna e saj i ka bërë thirrje vajzës, me dëshpërim se janë duke e pritur të gjithë me lor në sy nga dera, duke e pritur që të kthehet.

“Të gjithë e duam dhe rrimë me sytë nga dera e hapur duke pritur Artemisin të hyjë. Dera është e hapur pasi po pret vajzën,”- ka thënë e dëshpëruar nëna e 19-vjeçares shqiptare.

Ndërkohë vajza rezulton e zhdukur prej një jave, ditën e djeshme babai i vajzës ka treguar se është përpjekur që të kontaktoj me 24- vjeçarin që dyshohet se ajo ka pasur lidhje por nuk morën asnjë përgjigje.

Hera e fundit që u pa Artemis ishte e premtja e kaluar kur së bashku me një mikeshë po shkonte drejt stacionit të autobusit për të dhënë një intervistë pune. I fundit që u takua me të ishte burri i motrës dhe më pas askush nuk mësoi diçka për Artemis.

Ndërsa një punonjës i shërbimit Silver Alert zbuloi se kamerat e sigurisë kanë treguar që Artemis nuk hipi në autobusin pranë shtëpisë për të shkuar në intervistën e punës por eci rreth një kilometër, por mbetet e paqartë se cila ishte rruga që ndoqi më pas.

Familja është përpjkuar ta telefonoj disa herë, por telefoni i saj del i fikur . Disa dëshmitarë kanë treguar se hera e fundit që e kanë parë në rrugë ka qenë dita e hënë kur Artemis ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe fizike.

Ndërkohë grupi hetimor po heton dhe shoqërinë e vajzës, ndërsa janë bërë dhe kërkime për të hapur rrjetet sociale të saj, për të zbuluar kush kanë qenë kontaktet e saj të fundit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet