Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Thesari i Shtetit në Kosovë sqaron të tjera detaje nga zhdukja e 2 milionë eurove

Kërkimet për gjetjen e dy milionë eurove të zhdukur nga Thesari i Shtetit në Kosovë vazhdojnë.

Aktualisht është arrestuar një zyrtar i dyshuar dhe dy persona të tjerë pronarë të kompanisë ku janë transferuar paratë janë arratisur.

Ditën e sotme Thesari i Shtetit ka sqaruar shkresës që i është dërguar kompanisë private për kthimin e mbi 2 milionë euro që iu transferuan nga zyrtari Labinot Gruda.

Sqarimi i plotë nga Thesari i Shtetit:

Të nderuar,
Ju njoftojmë se shkresa protokollare që është dërguar si kërkesë për kthim të mjeteve, është procedurë standarde e paraparë në nenin 12, paragrafit 12 të ligjit e buxhetit, i cili thotë se në rast se një individ, zyrtar, person apo një entitet pranon ndonjë pagesë nga Fondi i Kosovës si rrjedhim i gabimit, ngatërrimit apo lëshimit, ato fonde i kthehen Fondit të Kosovës në afat prej pesë (5) ditësh nga pranimi i njoftimit me shkrim.

Pavarësisht nga shkaku dhe rrethanat e ndodhis, ky është një transaksion i paautorizuar, përkatësisht dalje e paaprovuar e parasë publike dhe pa asnjë paragjykim mbi procesin, çdoherë kërkohet kthimi i tyre me një shkresë të tillë.

Në këtë shkresë është bërë me dije se proceset hetimore janë nisur dhe rasti është njoftuar organeve, por kjo shkresë duhej të ishte dërguar në aspektin procedural dhe ligjor.

Letra është dërguar direkt në adresën e deklaruar në ARBK nga operatori ekonomik i dyshuar për krejt këtë, ndaj edhe në atë adresë është dërguar.

Duke shprehur bindjen se të gjitha faktet do të zbardhën dhe kryesit do të marrin dënimin e merituar, e pame të rrugës të sqarojmë qëllimin dhe arsyen e dërgimit të kësaj shkrese, që është në përmbushje të obligimit ligjor si veprim procedural. Me respekt. Thesari i Kosovës,”– thuhet në njoftimin e Thesarit të Shtetit.

Ndërsa, dy pronarët e kompanisë “LDA Group” Sh.P.K., me bazë në Llapushnik të Drenasit, janë në arrati që prej ditës së martë.

Policia e Kosovës ka arrestuar Labinot Grudën, zyrtarin e Thesarit të Shtetit, i cili dyshohet për transferet ilegale në vlerë prej mbi dy milionë eurove në llogarinë e “LDA Group”.

Përmes një kërkese me e-mail drejtuar dy të dyshuarve, të cilët besohet se janë arratisur jashtë vendit, Qeveria e Kosovës i është lutur atyre që në një afat brenda 5 ditëve t’ua kthejnë dy milionë eurot.

“Kërkojmë që në afat prej pesë ditë të ktheni shumën prej 2,077,995.90 Euro në llogarinë e Buxhetit të Republikës së Kosovës në Bankën Qendrore të Kosovës, si pagesë e paautorizuar.

Ju si operator ekonomik keni pranuar pagesën në llogarinë tuaj dhe nuk keni njoftuar dhe as kthyer mjetet që i keni pranuar nga buxheti i Kosovës”, thuhet në kërkesën e Departamentit të Thesarit për dy pronarët e “LDA Group”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet