"S'më merr dot me forcë", u përplas me policinë, lirohet ish deputeti Eduart Ndocaj

Aktualitet
"S'më merr dot me forcë", u përplas me

U shoqërua nga policia gjatë aktivitetit të përurimit të shtëpisë së At Gjergj Fishtës në Lezhë lirohet ish-deputeti, Eduart Ndocaj.

Gjatë debatit me policinë Ndocaj u shpreh se ishte operuar në Itali para disa ditësh dhe policia s’kishte të drejtë ta merrte me forcë.

Pjesë nga debati:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Polici: te lutem, je pa ftese, kohe pandemie, te lutem largohu. A e degjove kryetarin e Bashkise?

Ndocaj: Jam pa ftesë unë? Kush tha se duhet të largohem une, une jam ish deputet i Kuvend. Sekretari i përgjithshëm i demokristiane dhe qytetar i lirë. S’ke të drejtë që të më thuash të largohet. Kush ta ka dhene urdhrin? Kryetari i Bashkise?

Polici: Të lutem largohu se përndryshe do jemi të detyruar që të të marrim forcërisht.

Ndocaj: Po forcerisht do me merrni, jua kam thene.

Polici: Edhe nje here te bejme thirrje qe duhet te largohesh.

Ndocaj: Kam ftese une. Kam ardhur para 4 ditësh nga Italia ku jam operuar dhe ti s’ke të drejtë të më thuash që do të të marr forcërisht se s’po bej asgje kunder detyres qe ma jep Kushtetuta.

ME TE LEXUARAT