Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Pele mbush 80 vjeç, urimi i Ronaldos: Çfarë privilegji të kem një idhull si ti

Më 23 tetor Edson Arantes do Nascimento, për të gjithë i njohur si Pelé mbushi 80 vjeç.

Në Brazil u organizua një festë e madhe për “O Rei” e në atdheun e futbollit në këto ditë janë të ndryshme celebrimet për Zotin e futbollit.

Të shumtë kanë qënë ato persona që e kanë uruar legjendën e Brazilit dhe një urim special vjen nga Fenomeni Ronaldo.

Me anë të një postimi në Instagram ish-sulmuesi e ka cilësuar Pele-n si mbretin e futbollit.

POSTIMI I RONALDOS

“Ka vetëm një mbret dhe ai është Pele, më i madhi prej të gjithëve. Ndjej admirim dhe mirënjohje të pamasë që cilësohem si pasardhësi yt.

Në të njëjtën kohë ndihem me fat që i përkas brezit që frymëzohej nga futbolli yt.

Çfarë privilegji të kem një idhull si ti. Unë i përkas periudhës post-Pele dhe nuk ia kam idenë se si do të rritesha pa frymëzimin ndaj teje.

Çfarë talenti, absolutisht diçka jashtë normales.

Nisa të besoj tek ëndrrat e mia prej historisë që shkruajte ti.Dhe kur i ktheva ëndrrat në realitet, ti ishte aty përkrah meje.

Idhulli im që po lumturohej dhe festonte për mua, pavarësisht çdo rivaliteti që tentonin të nxisnin mes nesh.

E ndjeja krenarinë që po përjetojë që një tjetër brazilian kishte arritur në majë. Faleminderit Pele“, shkruan Ronaldo.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet