Pasaporta për futbollistin afrikan, Presidenca-Ramës: Ke urrejtje për Tiranën

Politikë
Pasaporta për futbollistin afrikan, Presidenca-Ramës: Ke urrejtje

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka replikuar pasi ky i fundit akuzoi Ilir Metën se i ka dhënë shtetësinë shqiptare një lojtari afrikan, për 8 orë edhe pse ishte nën akuzë për falsifikim dokumentesh.

“Nuk kishim asnjë dyshim! Buburreci Trendi e pranoi më në fund se ai është frymëzuesi dhe autori i vetëm i sulmeve më të ndyra dhe antikombëtare kundër ekipit të KF Tirana, tifozëve të mrekullueshëm dhe komunitetit të nderuar autokton tironas, të cilësuar prej tij dhe portaleve të tij, si “terroristë”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Urrejtjen tënde për Tironën dhe ngjyrat bardhë e blu nuk ka për të ta amnistuar kush, bashkë me zullumet e tjera të tuat, për të cilat sigurisht do përgjigjesh një ditë.

Sa për pastërtinë e figurës së futbollistit të Tironës bën mirë të pyesë në institucionin e sigurisë kombëtare, që nëse na jep leje jemi gati ta publikojmë ne se çfarë thotë për “terroristin” bardhë e blu! Ora e përballjes po afron! Sosi uji i gamiles tënde Mister 1 Prilli!” shkruan Tedi Blushi.

ME TE LEXUARAT