Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Pas 15 vjetëve në koma, princi saudit arrin të lëvizë gishtërinjtë

Al-Waleed Bin Khalid Al-Saud është prici, i cili prej 15 vitesh është në gjendje kome, por një mrekulli ka ndodhur një ditë më parë.

Në një video të shfaqur në internet është publikuar një moment kur prici ka filluar të lëviz gishtrinjtë e dorës së djathtë.

Pamjet e këtij momenti janë shpërndar nga princesha saudite Noura bint Talal Al-Saud.

Princi Al-Waleed ka qenë në komë që prej vitit 2005, pasi pësoi hemorragji në tru si rezultat i një aksidenti rrugor, në një kohë kur po vazhdonte studimet në kolegjin ushtarak.

Babai i princit, është shprehur se për asnjë moment nuk i ka humbur shpresat se i biri i tij një ditë do të zgjohet dhe shërohet plotësisht.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet