Nuk ka më vende në Infektiv, 7 ambulanca parkohen para spitalit, gazetari: Pacientët nxirren para kohe

Aktualitet
Nuk ka më vende në Infektiv, 7 ambulanca parkohen para spitalit,

Situata në spitalin Infektiv në Tiranë duket se ka arritur pikën e vlimit, ku në ditët e fundit është vënë re një rritje e ndjeshme e numrit të urgjencave dhe personave që kërkojnë trajtim.

Mësohet se ditën e mërkurë në COVID 1 janë paraqitur 33 raste urgjencash, ndërsa sot 7 autoambulanca ndodheshin para spitalit, ku kanë sjellë dhe kanë marrë pas pacientë.

Gazetari Erjon Skëndaj tha se ka pasur shumë raste të daljeve të sforcuara nga spitali, ku pacientëve iu është këshilluar që të vijojnë trajtimin e terapisë në kushte shtëpie.

Mes të tjerash ai tha se aktualisht në spitalin Infektiv ka 30 shtretër të lirë, ndërsa tek “Shefqet Ndoqi”, 40, ndërsa prej kohësh mjekët janë duke punuar me sforco për përballimin e të gjitha rasteve.

Kujtojmë se dje u regjistruan 302 raste me COVID-19, ndërsa 3 persona humbën jetën, ndërkohë që numri total i jetëve të humbura që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 465.

Një problem serioz përveç ezaurimit të kapaciteteve në spitale, mbetet dhe trajtimi i personave që kurohen në shtëpi, kostot e të cilëve nuk mbulohen nga ana e qeverisë.

ME TE LEXUARAT