Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ngjarja e rëndë/ Tre të rinj përdhunojnë 15-vjeçaren me probleme mendore

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur ditën e djeshme në Gjilan, ku një 15-vjeçare dyshohet se është dhunuar nga tre persona, në një nga motelet e këtij qyteti.

Mësohet se e mitura është me çrregullime psikike. Sipas Gazetën Express rastin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Gjilanit. Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Liridona Xheladini, ka deklaruar se për këtë rast janë arrestuar tre të dyshuarit. Ndërkohë dy prej të arrestuarve janë të moshës 19-vjeçare, derisa një prej tyre është 17-vjeç. Mësohet se të dyshuarit për këtë dhunim janë nga Mitrovica, Vushtrria dhe Drenasi.

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se për këtë rast më 22 Tetor 2020, janë ndaluar tre (3) persona, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’. Ndaj të dyshuarve A.SH. (2001), Q.P. (2001) dhe E.C. (2003) prokurori i rastit, sot ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, për shkak të dyshimit të bazuar se në një motel në Gjilan, të njëjtit e kanë detyruar të dëmtuarën e mitur, të moshës 15 vjeçare, të kryente marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj”, – ka thënë Xheladinit.

Ndryshe, dhunimi dënohet edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Bazuar në Nenin 227 të Kodit Penal, dënimi për këtë vepër është dy deri në dhjetë vjet burgim.

“Kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual pa pëlqimin e personit të tillë, dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet”, thuhet në Kodin Penal

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet