Nëse refuzoni të mbani maskën në këtë vend, mund të dënoheni me 2 vjet burg

Bota
Nëse refuzoni të mbani maskën në këtë vend, mund

Pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në të gjithë botën, duke detyruar disa shtete që të rikthejnë masat kufizuese dhe bërjen me detyrim mbajtjen e maskës.

Një ndër shtetet e cila e ka bërë mbajtjen e maskës të detyrueshme është dhe Etiopia, e cila në rast shkelje të kësaj mase parashikohet një dënim i ashpër.

Prokurori i Përgjithshëm i këtij shteti ka deklaruar se qytetarët të cilët shkelin qëllimisht kufizimet që synojnë të frenojnë përhapjen e COVID-19, mund të dënohen me dy vite burg.

Etiopia, kombi i dytë më i populluar i Afrikës, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në prill për të frenuar përhapjen e pandemisë. Ministria e shëndetësisë ka regjistruar deri më tani 91,118 raste me Covid-19, dhe 1,384 vdekje.

Infeksionet arritën kulmin në fund të gushtit, por megjithatë mbetet e vështirë të identikohet bilanci i vërtëtë sepse testimi është zvogëluar për shkak të burimeve të kufizuara.

Afrika nuk ka parë valën e madhe të infeksioneve dhe vdekjeve që kanë përfshirë të gjithë Evropën dhe Amerikën.

Ekspertët thonë se një popullatë shumë më e re, masat e menjëhershme për të mbyllur vendin dhe të pasurit e një popullsie më rurale, kanë ndihmuar në frenimin e përhapjes së pandemisë.

Megjithatë, shumë udhëheqës afrikanë po bëjnë thirrje për vigjilencë, të shqetësuar se çdo rritje e rasteve mund të mbingarkojë sistemet e dobëta të shëndetit publik.

ME TE LEXUARAT