Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

‘Mi ka sjellë vëllai nga Amerika’/ Nuk justifikoi 20 mijë dollarë, Vettingu ‘djeg’ Besim Shabanin

Vettingu shkarkon Besim Shabanin, zv drejtorin për Sigurinë Fizike të PLSH-ve, të personaliteteve të larta shtetërore.

Gjatë senacës dëgjimore Shabanit i janë konstatuar probleme me pasurinë. Komisioni i Jashtëm të Vlerësimit kërkoi një dokument qe Shabani të justifikoje pasurinë prej 20 mijë dollarë që sipas tij ia ka sjellë nga vëllai nga Amerika.

Sipas KJV ai nuk ka arritur që të provojë ligjërisht ndihmën e të vëllait, nga ana tjetër nuk ka deklaruar disa përfitime në interesa bankare. Subjekti ka përfituar disa interesa bankare në vlerën e 1563 dollarë, të cilat si ka treguar.

Ndërkaq KJV e ka nxjerrë të pastër në figurë dhe nga ana profesionale Besim Shabanin, zv drejtor për Sigurinë Fizike të PLSH-ve gjatë seancës së vettingut.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet