Kosovë/ Plas sherri me thikë mes të rinjve, vdes 19-vjeçari

Kosovë&Rajon
Kosovë/ Plas sherri me thikë mes të rinjve, vdes

Një 19-vjeçar është vrarë në Gjilan goditjeve me thikë. Lajmin për mediat kosovare ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Më 23.10.2020 rreth orës 00:06, stacioni policor në Gjilan kanë marr një informatë se në rrugën ‘Gjon Sereqi’ në Gjilan është një person i lënduar, dyshohet me mjetë të mprehtë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Patrullat policore ju kanë përgjigjur informatës ku në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën E. S. (2001). Viktima është dërguar me urgjencë në Spitalin rajonal në Gjilan, më pastaj është dërguar në QKUK-në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes ka dal Prokurori i shtetit, njësitet e hetimeve dhe forenzika rajonale. Rreth orës 01:55 nga QKUK jemi njoftuar se viktima i dërguar nga Gjilani në Prishtinë kishte ndërruar jetë”, ka deklaruar Hashani.

Sipas Hashanit, deri tani nuk ka të arrestuar për këtë rast, ndërsa Policia e Kosovës po punon intensivisht në zbardhjen e rastit.

ME TE LEXUARAT