Koronavirusi/ Koreja e Veriut jep alarmin: Një re e verdhë do të vijë nga Kina…

Bota
Koronavirusi/ Koreja e Veriut jep alarmin: Një re e verdhë do të

Koreja e Veriut ka paralajmëruar qytetarët e saj të qëndrojnë brenda për shkak të frikës se “pluhuri i verdhë” që vjen nga Kina mund të sjellë koronavirus. Rrugët e kryeqytetit u raportuan të ishin praktikisht të zbrazët të enjten pas paralajmërimit, raporton BBC.

Shteti më i izoluar, pretendon se aty nuk ka koronavirus, por ka qenë në gatishmëri të lartë që nga janari me mbyllje të rreptë të kufijve dhe kufizime të lëvizjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deri tani nga ekspertët nuk bëhet një lidhje midis reve të sezonit të pluhurit dhe Covid-19. Sidoqoftë, Koreja e Veriut nuk është i vetmi vend që bën këtë paralajmërim. Edhe Turkmenistani pretendonte se pluhuri i mbushur me viruse ishte arsyeja që qytetarëve u thuhej të vinin maska.

Televizioni Qendror Koreane (KCTV) i kontrolluar nga shteti transmetoi segmente të veçanta të motit të Mërkurën, duke paralajmëruar një fluks të pluhurit të verdhë të nesërmen. Ai njoftoi gjithashtu një ndalim në të gjithë vendin për punën e ndërtimit në natyrë.

Pluhuri i verdhë i referohet rërës nga shkretëtirat mongole dhe kineze që fryn në Korenë e Veriut dhe Jugut në periudha të caktuara të vitit. Ajo është e përzier me pluhur toksik që prej vitesh ka ngritur shqetësime shëndetësore në të dy vendet.

ME TE LEXUARAT