"Jemi një hap larg tragjedisë", Italia rrezikon të mbyllet sërish

Bota
"Jemi një hap larg tragjedisë", Italia rrezikon të

Vijon të përhapet frikshëm koronavirusi në Itali, vetëm gjatë 24 orëve të fundit autoritetet shëndetësore konfirmuan 19 143 raste të reja dhe 91 të tjerë kanë humbur jetën.

Kreu i rajonit të Campania ka njoftuar mbylljen, ndërsa është shprehur se janë në prag të tragjedisë.

“Ne do të vazhdojmë me mbylljen e gjithçkaje, urdhri që hyn në fuqi sot nuk është i mjaftueshëm.

Ne duhet të mbyllim gjithçka dhe duhet të vendosim sot, jo nesër. Ne jemi një hap larg tragjedisë,” tha guvernatori, Vincenzo De Luca

Në 24 orët e fundit, 2.280 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në rajon dhe është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.

“Nuk dua të shoh kamionët me arkivolë. Ne duhet të marrim vendime sot. Sot duhet të bëjmë përpjekjen e fundit për të ndaluar shpërthimin e infeksionit.

Duhet të mbyllim gjithçka për një kohë.

Ndoshta për 40 ditë për të frenuar shpërthimin e infeksionit. Pastaj do të shohim. Pa vendime drastike, nesër nuk do të jetë më e mundur”, shtoi De Luca.

ME TE LEXUARAT