Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ishte takuar me një ministër të infektuar, futet në karantinë kryeministri i Bullgarisë

Kryeministri Bojko Borisov ka deklaruar ditën e sotme se do të karantinohet si masë sigurie, pasi një ministër, me të cilin kishte rënë në kontakt ditët e fundit u diagnostifikua me COVID-19.

Bëhet fjalë për Ministrin e Infrastrukturës, Nikolai Nankov, i cili rezultoi pozitiv me COVID-19.

“Po pres urdhrin e autoriteteve shëndetësore dhe deri atëherë do të jem në vetë-izolim.

Kam pasur kontat me Nankov për herë të fundit pesë ditë më parë,”-ka njoftuar kryeministri Bojko Borisov.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në Bullgari janë shënuar pozitivë 1,595 persona, duke e çuar numrin në total 34,930, ndërkohë që në total kanë ndërraur jetë 1,064 pacientë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet