Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

I akuzuar për 160 përdhunime/ Kapet 52-vjeçari, viktimat e tij ishin fëmijët e shokëve

Policia franceze ka arrestuar një 52-vjeçar italian i dyshuar për 160 përdhunime dhe sulme seksuale.

Ai u ndalua nga policia në Rumersheim-Le-Haut, afër Strasburgut. Kapja e tij u bë në bazë të një urdhër arresti evropian të lëshuar nga Gjermania, ku ai akuzohet për kryerjen e përdhunimeve.

Dyshimi është se 52-vjeçari përdhunoi ose abuzoi me fëmijët e shokëve të tij midis viteve 2000-2014.

Sipas policisë franceze, në Gjermani ka 122 hetime të hapura kundër tij.

Për autoritetet franceze ai kishte ikur nga Gjermania për t’u strehuar në Alsace.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet