Humbi kontrollin e mjetit dhe u aksidentua, vdes kirurgu i spitalit të Lezhës

Aktualitet
Humbi kontrollin e mjetit dhe u aksidentua, vdes kirurgu i spitalit të

Humb jeten ne spital mjeku kirurg i Spitalit të Lezhës, Qesk Gjergji. Ai u aksidentua pasditen e sotme në autostradën Lezhë-Shkodër ka ndërruar jetë në spital.

Gjergji mbeti i plagosur rëndë gjatë aksidentit dhe u transportua menjëherë drejt spitalit të Traumës në Tiranë ku dhe ndërroi jetë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Pusi i Shytit” dhe Gjergji ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip “Benz” kur humbi kontrollin dhe përfundoi në një kanal.

Njotimi paraprak i policise se Lezhes:

Në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Balldre ,drejtuesi i mjetit tip "Benz " shtetasi Q.Gj., ka humbur kontrollin e mjetit duke dale nga rruga, ku për pasojë ka marrë demtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, ku me pas gjeti vdekjen.

Grupi hetimor në vendgjarje po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT