Dy mësues konfirmohen pozitiv me COVID-19, mbyllet shkolla në Kavajë
Lajmifundit
/
23 Tetor 2020, 19:33
Aktualitet

Dy mësues të shkollës 9- vjeçare vartëse në Blerimaj të Kavajës kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, duke sjellë edhe mbylljen e përkohshme të saj.
Mësohet se 4 mësuesit e tjerë të shkollës 9- vjeçare janë në pritje të përgjigjeve të tamponëve.
Deri në mbërritjen e përgjigjeve të tamponëve mbi gjendjen shëndetësore të tyre shkolla do të qëndrojë e mbyllur ndërsa mësimi për 40 nxënësit e saj do të zhvillohet online.