Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Babai kishte lënë armën në dhomën e gjumit, djali qëllon për vdekje 5-vjeçaren

Një vajzë 5 vjeçare është vrarë aksidentalisht në Kaliforninë Veriore , tha Departamenti i Policisë Merced.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme ku oficerët i shin lajmëruar për disa të shtëna me armë në një shtëpi në Merced.

“Pas një hetimi paraprak, detektivët besojnë se viktima 5-vjeçare u qëllua aksidentalisht nga një anëtar tjetër i familjes po i mitur” tha policia në një deklaratë.

Burri që kishte shoqëruar vajzën e plagosur në spital u pa duke dalë prej tij dhe oficerët u përpoqën ta ndalonin atë.

Por “shoferi nuk pranoi të ndalet dhe policia iu vu pas” dhe u shoqërua në paraburgim.

Shoferi më vonë u identifikua si 44-vjeçari Rodney Mattheës. Mattheës është babai i vajzës 5-vjeçare e cila u qëllua dhe u vra, konfirmoi Departamenti i Policisë Merced për CNN.

“Ai e pranoi që armët i përkisnin atij. Armët u lanë në dhomën e gjumit, të pasigurta, pa asnjë lloj bllokimi të këmbëzës”, tha kapiteni Jacob Struble.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet