Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Atentati i dështuar ndaj biznesmenit në Tiranë, Gjykata lë në burg 4 të arrestuarit

TIRANA
Katër të arrestuarit për atentatin e dështuar ndaj biznesmenit A.Dh, në Tiranë janë lënë në arrest me burg nga Gjykata.

Të arrestuarit ditën e djeshme nuk kanë pranuar akuzat dhe përfshirjen në ngjarje, teksa sipas video-s që ka treguar dhe atentatin shfaqen dy autorët që ndjekin biznesmenin por që dështojnë pasi ai hipi në ashensor.

Ngjarja ndodhi të enjten që kaloi, më 15 tetor përballë stadiumit ”Dinamo”, pikërisht në hyrjen e pallatit ku banon biznesmeni. Ishte vetë ai që denoncoi se dy autorët me maska dhe të armatosur e kanë ndjekur.

G. L., 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë me 6 vite burgim, për vjedhje me armë në Gjermani, dhe A. H. 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje me armë janë dy autorët e dyshuar teksa në pranga kanë rënë edhe bashkëpuntorët M. M., 30 vjeç dhe E. H., 26 vjeç, i dënuar më parë me 4 vite e 9 muaj, për “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet