Tre mësues në Bulqizë konfirmohen pozitiv me COVID-19, mësimi nuk ndërpritet

Aktualitet
Tre mësues në Bulqizë konfirmohen pozitiv me COVID-19,

COVID-19 vijon të shtrihet në qarkun e Dibrës duke prekur edhe shkollat.

Mësohet se 2 mësues të gjimnazit të Bulqizës dhe një mësues i shkollës 9-vjeçare “Xhevdet Doda” ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ndër të tjera, bëhet e ditur se mësimi nuk është ndërprerë për asnjë çast, edhe në këto shkolla ku ka personel arsimor të prekur me COVID-19.

Mësimi nuk pritet të ndërpritet pasi ZVA Bulqizë ka mësues zëvendësues në dispozicion për t’i angazhuar në situata të tilla.

ME TE LEXUARAT