Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vuçiç nxehet me kryeministrin e Kosovës: Mos e përdor më fjalën shtet

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilluan këtë të enjte një takim virtual në kuadër të bisedimeve për dialogun.

Gjatë diskutimeve, Vuçiç i tërhoqi vëmendjen Hotit duke i kërkuar të mos përdorë më fjalën shtet.

“Hoti theksoi disa herë: dy shtete-dy shtete, dy shtete-dy shtete në këtë takim por edhe në takimet tjera. I them të mos e përdorë këtë mijëra herë. Nëse do afrim mes nesh mos e thuaj këtë gjithmonë. Ne e dimë çfarë mendon”, ka thënë Vuçiç .

Ndër të tjera Vuçiç në Forumin e Sigurisë në Beograd, ka deklaruara se nuk kady shtete, ka një shtet që është anëtar i OKB-së në akordancë me Rezolutën 1244.

“Duhet ta respektojmë njëri-tjetrin. Kur flasim për zgjidhje kompromisi nuk mund të flasim që Serbia ta njoh Kosovën dhe Kosova ta njohë Serbinë. Ju nuk njihni shtete. S’kemi nevojë për ketë. Kemi nevojë për kompromis”, është shprehur ndër të tjera Vuçiç.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet