Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vaksina e Covid-19/ Nis hetimi për 13 vullnetarët që ndërruan jetë

Autoritetet në Korenë e jugut duan të sigurojnë njerëzit pasi numri i personave që kanë humbur jetën pasi janë vaksinuar kundër gripit sezonal ka shkuar në 13. Mjeku që udhëheq një hetim për vdekjen tha se ai nuk beson se vaksinat dhe viktimat kanë lidhje.

Por ndërkohë, besimi tek programi i vaksinimit është cënuar dhe shoqata koreane e mjekëve ka apeluar që ai të ndalet deri sa siguria të garantohet. Deri më tani, rreth 13 milionë njerëz në Korenë e jugut kanë marrë vaksinën e gripit.

Vendi nisi një program vaksinimi për gripin falas për 19 milionë banorë muajin e kaluar ndërsa qeveria po përpiqet të evitojë shpërthimin në masë të gripit në një kohë që është i angazhuar me covid 19. Një 17 vjeçar humbi jetën dy ditë pasi mori vaksinën e gripit dhe ai ishte i pari që ra në vëmendjen e zyrtarëve.

Viktimat e tjera ishin të gjithë të moshuar.

“Unë e kuptoj dhe më vjen keq që njerëzit janë të shqetësuar për vaksinën”, tha ministri i shëndetësisë së vendit, por konfirmoj se programi falas do të vijojë.

Ne po hetojmë rastet por do të ekzaminojmë edhe një herë të gjithë procesin në të cilin janë përfshirë disa agjenci qeveritare, nga prodhimi e deri tek shpërndarja”, tha ai duke u përpjekur të sigurojë koreano jugorët për sigurinë e vaksinës. Ai tha se deri më tani, hetimi ka dalë në përfundimin se vdekjet nuk ishin si rezultat i vaksinës.

Ekzaminimet post-mortore po vazhdojnë dhe do të shikohet edhe mundësia nëse ata ishin të prekur nga covid 19.(burimi:topchannel)

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet