Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

U vaksinuan kundër gripit, vdesin 13 persona në Korenë e Jugut

Zyrtarët e Koresë Jugore kanë refuzuar që ta pezullojnë programin kombëtar të vaksinimit kundër kripit sezonal, pavarësisht shtimit të thirrjeve për të bërë një gjë të tillë, pas vdekjes së 13 personave që u vaksinuan ditëve të fundit.

Autoritetet shëndetësore thanë se nuk kanë gjetur lidhje të drejtpërdrejtë mes këtyre vdekjeve dhe vaksinave. Në mesin e viktimave është një djalë 17 vjeç. Në këtë program të vaksinimit, i cili është falas, pritet të përfshihen rreth 19 milionë adoleshentë dhe të moshuar.

“Numri i vdekjeve është rritur, por ekipi ynë sheh mundësi të vogël që vdekjet janë rezultat i vaksinave”, tha Jeong Eun-kyeong nga Agjencia Koreane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Koreja Jugore e rriti me 20 për qind numrin e vaksinave kundër gripit këtë vit për shkak të rrezikut për personat që mund të preken njëkohësisht nga koronavirusi dhe gripi dhe mbingarkimit të mundshëm të spitaleve.

“Unë kuptoj dhe më vjen keq që njerëzit janë të shqetësuar për vaksinën”, tha ministri i Shëndetësisë, Park Neung-hoo të enjten, por konfirmoi se zbatimi i programit të vaksinimit do të vazhdojë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet