Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

SPAK nis hetimet për inceneratorët e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës

SPAK ka nisur hetimet për inceneratorët e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës. Kjo vjen pas kallëzimeve që Partia Demokratike ka depozituar tre ditë më parë kallëzimin për inceneratorin e Tiranës ndërsa ditën e djeshme atë për Fierin.

Burime zyrtare nga SPAK, kanë thënë për Televizionin Klan se hetimet do të zgjerohen për të përfshirë çdo pretendim të demokratëve për afera korruptive. Të 3 dosjet do hetohen më vete. Prokurorët e SPAK do të marrin në dorë dokumentet e procedurave të tenderimit, ndërsa emra konkretë në hetim ende nuk ka përfshirë.

SPAK sqaron se nga prokuroret e çështjes do të ndërmerren veprime konkrete, mirëpo ato nuk mund të bëhen publike.

Partia Demokratike ka dorëzuar 3 padi për inceneratorët, ku akuzon Kryeministrin Edi Rama, Ministrin Arben Ahmetaj, Kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ish-Ministrin Lefter Koka dhe biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të cilët i akuzon për shpërdorim detyre, pabarazi në tendera dhe për grup të strukturuar kriminal.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet