Rekord rastesh të reja në Kosovë nga Covid-19, por asnjë viktimë

Kosovë&Rajon
Rekord rastesh të reja në Kosovë nga Covid-19, por asnjë

Një trend i ri në rritje për numrin e të infektuarve nga Covid-19 është vënë re ditët e fundit në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 159 raste të reja të prekur nga virusi SarsCov2.

Rastet pozitive janë: nga komuna Prishtinë 72 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Viti 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe komuna Lipjan 1 rast.

Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi dhe gjithashtu 49 pacietë janë shëruar. Numri i rasteve aktive në Kosovë ka kapur shifrën e 1.770.

ME TE LEXUARAT