Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Lleshaj zbulon se Shqiperia po kryen operacion per kthimin e femijeve shqiptare nga Siria

Shqiperia eshte perfshire ne operacione per kthimin e femijeve shqiptare te bllpkiar ne Siri.
Lajmin e beri me dije ministri i brendshem Sander Lleshaj.

Fjala e Lleshajt:

Fjala e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në Ministerialin e mbajtur online të Ministrave të Brendshëm e të Drejtësisë, të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, me fokus shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin efikas në menaxhimin e migracionit të parregullt, si edhe luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm:

Shqipëria, pjesë e operacionit të përbashkët me FRONTEX, i pari jashtë BE, i cili kontrollon migrimin e parregullt

Megjithë masat, numri i migrantëve të parregullt të kapur në zonën kufitare shqiptaro-greke u rrit ndjeshëm, mbi 100%

Autoritetet shqiptare kanë rritur përpjekjet për të goditur fenomenet kriminale të kontrabandës së migrantëve

Shkëmbimi i sigurt dhe në kohë reale i të dhënave dhe informacioneve ndërmjet agjencive ligjzbatuese dhe inteligjencës është i një rëndësie të madhe

Kanalet ekzistuese dhe mekanizmat e bashkëpunimit nuk janë të mjaftueshme për të kontrolluar dhe menaxhuar flukset migratore, të cilat nuk po ulen

Vendosja e sistemeve të informacionit në rajon, që lejon regjistrimin dhe shkëmbimin e të dhënave të migrantëve, përmirëson kapacitetet tona

Sistemet kombëtare ose rajonale duhet të ndërveprojnë me sistemet e BE-së

Eshtë e rëndësishme që BE të na mbështesë për kryerjen e marrëveshjeve të ri-pranimit me vendet e origjinës

Shqipëria po vazhdon seriozisht përpjekjet për të ndaluar fenomenin e azilkërkuesve shqiptarë në vendet e BE, numri i azilkërkuesve shqiptarë vijon të ulet

Investimi në forcimin e partneritetit është mënyra e vetme për të përballur sfidat transnacionale, siç është kërcënimi terrorist

Ky kërcënim nuk njeh kufij dhe asnjë vend nuk është i imunizuar nga propaganda dhe aktet terroriste
Duhet t’u përgjigjemi kërcënimeve të tilla duke forcuar bashkëpunimin midis agjencive të sigurisë dhe inteligjencës. Ashtu siç janë transnacionale rrjetet e terroristëve, ashtu duhet të jetë edhe bashkëpunimi

Raporti i fundit i KE, thotë se Shqipëria ka bërë progres të ndjeshëm në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm Shumë fëmijë, shumica jetimë janë ende të bllokuar në kampet siriane, në kushte tepër të këqija

Qeveria Shqiptare e konsideron riatdhesimin e fëmijëve si një mjet të domosdoshëm për t’i shkëputur ata nga duart e terroristëve
Ne po përpiqemi në bashkëpunim me partnerët tanë, të riatdhesojmë fëmijët sa më shpejt që të jetë e mundur

Jemi duke iniciuar dhe zbatuar programe gjithëpërfshirëse për de-radikalizimin dhe ri-integrimin e tyre në shoqëri

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet