Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kishte kthyer lokalin ne kazino, arrestohet pronari

Velipojë/Shkodër

Vijon operacioni “Fati i lojërave”.

Kontrolle të vazhdueshme për evidentimin e rasteve të ushtrimit të lojërave të fatit në mënyrë të kundërligjshme.

Kontrollet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Velipojë, bazuar edhe mbi raportimet e ardhura nga qytetarët në aplikacion Komisariati Dixhital.

Evidentohet ushtrimi i aktivitetit të lotarive të palejuara në një lokal, arrestohet në flagrancë pronari i lokalit.

Sekuestrohen 5 makineta, një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në vijim të goditjeve të vazhdueshme ndaj organizmit të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin, bazuar dhe në raportimet e ardhura nga qytetarët në Komisariatin Dixhital, për një lokal në të cilin ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit, kanë ushtruar kontroll në lokalin e shtetasit A. P., në fshatin Gomsiqe e Re, Velipojë, Shkodër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 makineta, një tavolinë, çipsa dhe letra bixhozi që shërbejnë për ushtrimin e lojërave të fatit.

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë pronari i lokalit, shtetasi A. P. 32 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, Velipojë, Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara”dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet