Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Greqisë i soset durimi pas veprit të anijes turke, kërcënon hapur: Do marrim vendime ekstreme

Navtex i ri i Oruc Reis u lëshua mbrëmjen e së mërkurës vonë nga Turqia, duke ngritur një zonë hetimi në 24 pika, ndërsa bëri thirrje gjithashtu për çmilitarizimin e zonës së Psaras.

Greqia dha një përgjigje e menjëhershme. Ajo nxorri një anti-Navtex nga stacioni i shërbimit hidrografik i Marinës në Heraklion pas anijes së nxjerrë nga stacioni i Antalias për hulumtimin e Oruc Reis në një zonë brenda shelfit kontinental grek, midis Rodos dhe Kastellorizo.

Pala greke thekson se Turqia po bën një aktivitet të paautorizuar dhe të paligjshëm sepse zona që shtrihet mbivendoset në shelfin kontinental grek.

Greqia gjithashtu nënvizon se stacioni i shërbimit hidrografik të Marinës në Heraklion ka juridiksionin për ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet