Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Gjonaj: Greva e të burgosurve në Peqin? Kam kërkuar personalisht hetim

Në interpelancën e thirrur nga deputeti Lefter Maliqi, ministrja Etilda Gjonaj ka folur me gjuhën e shifrave mbi situatën në Burgje.

“Për tre vjet 937 kallëzime penale, 295 punonjës të burgjeve për futjen e sendeve të palejuara në burg. Kjo ka ndodhur sepse ligji është aty për gjithë. Për herë të parë u aplikua një regjim i mbikëqyrjes së veçantë. 110 të dënuar që kanë thyer rëndë që kanë thyer sigurinë dhe rendin në Burgje.

Punësimet e të punonjësve sipas preferencave partiake dhe pa praktikë nuk është më. Pagat e punonjësve në burgje janë rritur me 11%. Stafi u pajis sot me uniformë ku u plotësuan në masën 80%. Sot falë ligjeve të reja punonjësit kanë një trajtim më të mirë, me grada dhe trajtim profesional. Drejtoria e Burgjeve ka arritur të fitojë 60% të proceseve gjyqësore, kemi ulur mbipopullimin në Burgje me 21%. Menazhuam situatën e termetit në Burgje, dhe tani prej 8 muaj që po menaxhojmë pandeminë dhe numrat kanë qenë në nivele shumë të ulëta.

Por për këtë kufizuam takimet me familjare, që i kemi zëvendësuar për herë të parë me Skype. Ka ende shumë për të bërë, por siç është rasti i Zaharisë në Krujë. po marrim masat që të mbyllim Zaharinë në Krujë pas 30 vjetësh.

Shqetësim ka qenë dhe greva në burgun e Peqinit, që filloi nga 41-bis. Përvec një hetimi që po kryhet nga një procedim në prokurori për të hetuar me kërkesën time këtë gjë”, tha Gjonaj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet