Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Gaxhait” i shtohet një dënim i ri, ja për cfarë akuzohet

Në një kohë kur i dënuari me burgim të përjetshëm Gazmend alias Gazmir Braka, që njihet ndryshe në Vlorë me nofkën “Gaxhai”, i është drejtuar gjykatës së Elbasanit me një kërkesë për ulje dënimi, e njëjta gjykatë mësohet se e ka dënuar “Gaxhain” me 1 vit burgim.

Vendimi është dhënë një javë më parë nga gjyqtari Tomor Kullolli, i cili ka shpallur fajtor dhe dënuar me 1 vit burgim Gazmend alias Gazmir Brakën, pasi ky i fundit gjatë një kontrolli rutinë, është kapur me telefon në burg.

Kjo masë dënimi është shumë e ulët në krahasim me masën e kërkuar nga prokuroria e Elbasanit,e cila në pretencën e saj kërkoi 5 vite burgim për Gazmend Brakën, pasi sipas pretendimeve të prokurorisë Gaxhai është përsëritës disa herë i kësaj vepre penale dhe ka bashkëpunuar me persona të tjerë për të futur telefona në ambientet e burgut ku vuan dënimin.

“Gaxhai”, sikurse dhe kundërshtari i tij Zani Çaushi, është i dënuar me burgim të përjetshëm dhe vuan dënimin në burgun e Peqinit. Por ndryshe nga Zani, Gaxhai ka dy dënime me burg përjetë, i pari i është dhënë për vrasjen e Ilir Pajës dhe Arben Xhungës, dy shokëve të Lulzim Berishës në Durrës.

Ndërsa dënimi i dytë me burg përjetë i është dhënë për vrasjen e Bashkim Dules, Sadik Kurti, Avdul Bajrami, Dhimitraq Mishka, Zini Haruni, Robert Myftari, dhe policit Viron Rrapaj. Të dyja këto vendime, “Gaxhai” në datën 23 mars 2018 i ka bashkuar në një të vetëm, citon shqiptarja.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet