Frikë nga mbyllja? Rriten shitjet e letrës higjienike dhe dezinfektantët

Bota
Frikë nga mbyllja? Rriten shitjet e letrës higjienike dhe

Rriten sërish shitjet e letrës higjienike dhe dezinfektuesit në Gjermani. Kështu ka deklaruar zyra e Statistikave, teksa shteti me ekonominë më të madhe në Evropë po përballet me rritje alarmante të koronavirusit.

“Paniku i blerjeve është duke nisur sërish”, ka thënë kjo Zyrë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter. Mësohet se blerja e letrave dhe dezinfektantë është rritur me gati 90 % javën e kaluar, në krahasim me nivelet para krizës, e dezinfektuesve, për 72.5 për qind, e sapunit, 62.3 për qind, është thënë në një deklaratë ndaras.

Gjermania ka qenë më e suksesshme në luftimin e koronavirusit sesa shumë shtete tjera evropiane, përfshirë Britaninë dhe Francë, mirëpo numrat edhe atje po rriten me ritëm të shpejtë javëve të fundit.

Po ashtu mësohet se Gjermania ka raportuar të enjten 11,287 raste të reja me koronavirus, duke tejkaluar rekordin ditor prej 7,830 rasteve më 16 tetor.

ME TE LEXUARAT