Elia Zaharia dhe princ Leka prindër për herë të parë, vjen në jetë princesha shqiptare

Showbiz
Elia Zaharia dhe princ Leka prindër për herë të parë,

Sot ka ardhur në jetë një pjesëtar i familjes mbretërore, Princeshë Geraldina.

Lajmin e ka bërë të ditur princ Leka i cili së bashku me Elia Zaharia bëhen prindër për herë të parë.

Vogëlushja gëzon shëndet të plotë dhe mesa duket ky moment është më i rëndësishmi në jetën e çiftit mbretërore.

Njoftimi Zyrtar i shpërndarë nga Princ Leka:

Familja Mbretërore Shqiptare është e lumtur të bashkëndajë lajmin e lindjes së Lartësisë së Saj Mbretërore

Princeshës Geraldinë që u erdhi në jetë Lartësive të Tyre Mbretërore Princit Leka të Shqiptarëve dhe Princeshës Elia, ditën e enjte, 22 tetor 2020, ora 09:30.

Princesha Elia lindi pa vështirësi në spitalin obstetrik-gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.

Si nëna ashtu edhe bebi gëzojnë shëndet të plotë, falë edhe kujdesit të lavdërueshëm të personelit mjeksor.

ME TE LEXUARAT