Drejtonte makinën me patentë të falsifikuar, arrestohet 39-vjeçari në Laç

Aktualitet
Drejtonte makinën me patentë të falsifikuar, arrestohet

Drejtonte mjetin me leje drejtimi të falsifikuar arrestohet një shtetas nga policia në Laç.

Mësohet se i arrestuari është shtetasi A.M, 39 vjeç i cili drejtonte një mjet tip “Benz”, ndërkohë që brenda tij është sekuestruar edhe një armë e ftohtë e tipit thikë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

”Në vijim të veprimeve, specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 39 vjeç, banues në Kurbin, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT