Doli nga burgu pak muaj më parë, arrestohet “i forti” me “X5” në Korçë

Aktualitet
Doli nga burgu pak muaj më parë, arrestohet “i forti” me

Një person është arrestuar mbrëmjen e sotme në Korçë, në afërsi të gjimnazit “Themistokli Gërmenji”.

Uniformat blu kanë ndaluar për kontroll mjetin tip “X5”, me drejtues shtetasin A. M., i cili rezulton një emër i njohur për policinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai ka dalë nga burgu pak muaj më parë, pasi ka qenë i dënuar për marrje lekësh nën kërcënimin e armës.

Gjatë kontrollit të mjetit këtë mbrëmje, i është gjetur një armë, ndërsa është shoqëruar menjëherë në komisariat për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT