Depozitohet në Kuvend projektligji për blerjen e vaksinës anti-covid, marrëveshja me ‘Covax’ për 3.9 mln $

Aktualitet
Depozitohet në Kuvend projektligji për blerjen e vaksinës

Është depozituar sot në Kuvend projektligji për blerjen e vaksinës anti-covid. Në këtë projektligj përcaktohet që të blihet vaksina kur të dalë në treg, marrëveshje e cila është lidhur me kompaniën ‘Covax’.

Në këtë projektligj përcaktohet qartë se 1 milin e 140 mijë vaksina anti-COVID do të blihen për 3.9 milionë dollarë. Shuma në fjalë do të paguhet nga buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kujtojmë se vendi ynë po përballet ditët e fundit me shifra në rritje të rasteve me COVID-19, ashtu dhe si shumë vende të tjera të botës.

ME TE LEXUARAT