Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Berisha: Rama u fali Greqisë detin dhe triliona euro naftë dhe gaz në Jon

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi vendimin për të shkuar në Hagë për çështjen e ndarjes së detit me Greqinë.

Berisha tha se tani Greqia shkon në gjykatë me pretendimin për t’u shtrirë me 12 milje, ndërkohë që në qeverisjen e Berishës ishte rënë dakord që Greqia të shkonte në gjykatë me pretendimin e 6 miljeve shtrirje.

Berisha tha se Rama nisi negociatat me Greqinë dhe në përfundim, qeveria e Cipras shpalli fitoren për shtrirjen me 12 milje.

“Marrëveshjen e tyre nuk e ka parë kush deri më sot. Marrëveshja u bllokua nga presidenti. Rama u tha se kemi këtë vendimin e gjykatës. Atëherë Greqia e njoftoi se do të kalonte në shtrirje prej 12 miljesh.

Kjo e 12 miljeve nuk është shpallur tani, është shpallur që nga qeveria e Cipras. Unë kam një pyetje për çdo shqiptar: nga shkuarja në gjykatë me 6 për Greqinë dhe 12 për Shqipërinë apo 6 për Shqipërinë dhe 12 për Greqinë, kush humbet? Shqipëria humbet aq sa është kalimi nga 6 deri në 12 milje.

Shqipëria humbet zonat e triliona eurove naftë dhe gazi në detin Jon. Ato ishin në territorin e Shqipërisë. Kjo falë Edi Ramës. Tani thotë se e propozoi Hagën, kur Hagën e gjeti aty që nga viti 2010.
Tani po mundohet të bindë shqiptarët se 6 është më e madhe se 12-ta. Këtë mund ta bëjë vetë Edi Rama dhe çdo njeri që ka shitur shpirtin. Po bëhet çdo gjë për t’u fshehur shqiptarëve humbjen e detit,” tha Berisha.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet