Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Basha bën ironi për inceneratorët: Falenderoj Klodianët e Mërtirët që na kanë vjedhur më pak! E paskeni dorën të lehtë

Kreu i PD Lulzim Basha teksa ka treguar me një shembull sipas tij aferën e vjedhjes në inceneratorin e Fierit, në fund ka falenderuar me ironi “Klodianët e Mërtirët” ku shton se kanë vjedhur më pak.

“Po ju tregoj një fakt tronditës për një nga tre kontratat, për atë të kontratës së inceneratorit të Fierit. Mendoni për një moment se po shkoni të bleni një televizor, do ta bleni me këste. Ky është pak a shumë konstrukti për inceneratorin e fierit, me këste. Ju do të keni kërkesat tuaja, madhësinë e televizorit, aftësinë e shërbimeve, një kriter shumë i rëndësishëm do të jetë edhe çmimi. Mendoni për çmimin kur shkoni të bleni televizor apo jo. Dhe çmimi në vlerësimin tuaj zë vend të veçantë, se ju mund të doni një televizor të madh, të bukur me ngjyra, por çmimi është tepër i lartë. Kështu funksionon dhe prokurimi publik. Një kriter është çmimi.

Por është bërë pazari, është mbyllur kapari, janë ndarë aksionet, janë hapur llogaritë bankare, janë transferuar rryshfetet, pastaj janë kujtuar për një kontratë. Në shekullin e 21 Republika e Shqipërisë ka një dokument që do të hyjë në arkiv si tregues i korrupsionit më të madh që ka përjetuar Ballkani. Shikoni o shqiptarë, kanë harruar çmimin. Nuk është kriter çmimi. Më mbetet vetëm të falenderoj Klodianët apo Mërtirët, që nuk e kanë vënë rritur taksën, faleminderit që na keni vjedhur kaq pak. E paskeni patur dorën e lehtë se për këta mund ta kishim 10 herë më të lartë faturën”, tha Basha.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet